Londër, yjet e Arsenalit, Ozil dhe Kolasinac, sulmohen nga persona të armatosur

26 Korrik 2019, 11:00

Fantazisti turko-gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil e ka parë veten ngushtë dje në Londër, teksa është sulmuar nga disa persona të armatosur me thika.

Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me motor dhe nisën të kërcënojnë me thika.

Ishte pikërisht boshnjaku Kolasinac që zgjodhi të përballet me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar ata derisa u larguan, ndonëse si armë kishte vetëm grushtet e tij.