Lopën e “cmendur” e beri njeriu, po Covidin? Flet mjeku i kafshëve për Repolitix

24 Prill 2020, 19:20

Mjeku veteriner, Agim Nelaj, ka folur gjatë për viruset që vijnë nga bota e kafshëve. Përgjithësisht, botë njerit ka një prishjë të ekuilibrit mes marrëdhënies së njeriut me ekosistemit. Kafshët tona apo ushqimet që marrim nga kafshët apo nga bimët janë të tejngopura me hormone apo me pesticide. Të gjitha këto ndikojnë në imunitetin e e njeriut dhe nuk e bëjnë të fuqishëm që të përballojë virusin. “E njëjta gjë ka ndodhur edhe me situatën e “Lopës së çmendur”. Nga vitet 90’ ndodhi që të kishte një gjë mjaft misterioze që u përhap në të gjithë botën, ishte një fenomen mjaft i çuditshëm që u “çmend” lopa. Fakti është që njerëzit për të rritur sasinë e prodhimit të mishit, kishin marrë mishin e lopës dhe të gjitha kafshëve të tjera, i dërguan në industriI bluan dhe i bënë miellra dhe filluan të ushqejnë një kafshë që është barngrënëse siç është lopa, me ushqime që janë për mishngrënësit. Në këtë mënyrë ndodhi zbutja e trurit, prandaj u quajt “Lopa e çmendur”. Edhe njerëzit gjatë kësaj kohe janë ushqyer me këtë lloj mishi. Pas kësaj doli një sëmundje tjetër tek njerëzit e cila që u vërtetua se ishte një lloj proteine që vinte nga këto kafshë të ushqyerë me këtë lloj ushqimi. U përhap sëmundja edhe tek njerëzit.”- u shpreh mjeku Nelaj.