Lot, frikë dhe të bërtitura/ Turbulenca në aeroplaninin e nisur nga Prishtina për në Bazel

17 Qershor 2019, 11:28

121 pasagjerë janë tronditur mbrëmë në aeroplanin që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel.

10 prej tyre janë lënduar në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes.

Arsyeja e aksidentimit sipas zyrtarëve të aeroportit ishin turbulencat.

Turbulencat në aeroplan nisën 20 deri 25 minuta para uljes. Pas uljes së aeroplanit në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Baselit.

Insajderi raporton se, pasagjerët që kanë qenë të pranishëm në momentin e aksidentit kanë treguar për minutat e tmerrit që kaluan.

“Isha e bindur, tani do të bie. Thoja kam frikë se do të vdes”, është rrëfyer pasagjerja nga Kosova Mirjeta Basha.

Bashkëshorti i saj, me të cilin kishte vizituar të afërmit në Prishtinë, deklaron se në aeroplan u krijua situatë kaotike.