LRI mbyll kampin në Jalë, Kryemadhi: Vitin tjetër Shqipëria e lirë nga ky pushtet

29 Gusht 2020, 15:27

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet e sigurt se vitin tjetër Shqipëria nuk do drejtohet nga i njëjti pushtet. Në mbyllje të kampit të LRI, Kryemadhi tha se të rinjtë që shkuan në Jalë kanë bërë të gjithë testin anti Covid.

LRI mbyll kampin veror në Jalë. Në fjalimin përshëndetës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u siguroi të rinjve se vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë e lirë nga ky pushtet, ndërsa e cilësoi LSI-në si partia e të rinjve.