LSI akuzon Ramën: Shqiptarët po vdesin nëpër spitale, qeveria harxhoi 92 milionë euro për militantët

12 Gusht 2020, 18:11 | Përditesimi i fundit: 2020-08-12 18:13:02

Ish deputetja e LSI-së, Silva Caka ka akuzuar qeverinë për shpërdorimin e 92 milionë eurove në shërbim të militantëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Caka shkruan se shërbimet në spitalet e Covid mungojnë, pasi nuk financohen nga qeveria.

Sipas saj, shqiptarët po vdesin nëpër spitale dhe kryeministrit Rama nuk i bën përshtypje një gjendje e tillë.