LSI i përgjigjet Ballës, Kërpaçi: Do mbash përgjegjësi

25 Prill 2019, 13:02

"Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë dhe për çdo lidhje që ai, qeveria e tij dhe Rama ka me krimin dhe drogën"! Është kjo deklarata e ish- deputetes së LSI, Floida Kërpaçi, lidhur me akuzat e Ballës nga parlementi ku e etiketoi LSI, si partinë simbol të shit-blerjes së votës.  

"Z.Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë dhe për çdo lidhje që ai, qeveria e tij dhe z.Rama ka me krimin dhe drogën. Dhe për këtë do të jenë të rinjtë e vendit dhe shqiptarët që do ti’a japin ndëshkimin atij dhe kësaj qeverie deri në fund", tha Kërpaçi.