‘LSI më largoi në mënyrë tinzare’, Nasip Naço për Report Tv: Kërkonin të më kandidonin në Durrës, nuk bëhem vasal i askujt

9 Mars 2021, 12:55

Në një intervistë për Report Tv, Naço pranoi se largimi nga LSI nuk ka qenë i lehtë, por kjo sipas tij ka ardhur për shkak të eksperimenteve të ndërmarra pas 2017 nga kjo parti. Madje Naço shtoi se atij i është kërkuar që të kandidojë në Durrës, duke humbur kështu elektoratin që ka në Berat dhe pa asnjë koment janë larguar të gjithë drejtuesit e qarkut në Berat.