LSI në fushatë, Kryemadhi fton te rinjtë të bëhen pjesë e ndryshimit

3 Shtator 2020, 22:48

Pas takimit në Pogradec me disa të rinj të këtij qyteti këtë të enjte Kryemadhi është ndalur në një takim tjetër këtë radhë me të rinj të njësisë numër 1 në kryeqytet.

Ajo iu bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e kësaj force politike dhe njëkohësisht pjesë e ndryshimit

'Sot jam me çunat dhe gocat e Njësisë Nr. 1. Doja të përshëndesja të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, të gjithë djemtë e lagjeve të Tiranës, të cilët sot në këto ditë të pamundura të pandemisë, ku bizneset janë mbyllur, ku shkollat janë të mbyllura, ku mundësitë ekonomike për familjet e tyre janë shumë të pakta, do doja t’i përshëndesja dhe t’i ftoja të gjithë së bashku për t’u bërë pjesë e ndryshimit të madh që po i vjen Shqipërisë. Çunat e Tiranës janë e ardhmja e Tiranës, janë e ardhmja e Shqipërisë. Janë ata të cilët do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, sepse për atë ëndërrojnë', tha Kryemadhi.