LSI pa Kryemadhin tek busti i Qemal Stafës, Rama: Ditë amaneti për të rinjtë e Shqipërisë

5 Maj 2019, 13:27

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi në ditën e Dëshmorëve të Atdheut, homazhet tek busti i Qemal Stafës. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Luan Rama nuk hezitoi të sulmojë edhe kryeministrin.

Në ceremoni nuk ishte e pranishme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

'Sot është edhe një ditë mesazh pasi amaneti i gjakut është më i shenjtë për një popull aq më tepër në kotekstin e zhvillimeve ku gjendet Shqipëria sot përkundër hipokrizisë së një pushteit dhe të një kryeministri që jargavitet pas kufomave të luftës antifashiste dhe pas tyre që për turpin e tyre zgjodhën të bëhen me humbësit. Kjo hipokrizi shfaqet edhe sot duke i rivrarë të rënët në luftë me nderimin për pinjollët dhe bashkëpunëtorët e fashizimit që prej Mid'hat Frashërit dhe gjithë të tjerëve. Prandaj është ditë amaneti për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë", tha Rama.