''LSI parti e babëzitur e kthyer në bandë që shëtit me thasë me florinj”

3 Shkurt 2021, 10:46

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” njëri prej qytetarëve foli për temën e ditës që lidhje me deklaratën se PS-PD kishin në plan ta çonin për “skrap” LSI-në. Telefonuesi u tregua i ashpër në deklaratën e tij kur tha se kjo parti është kthyer në shushunjën më të rrezikshme jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Familja Meta shëtit me thasë të mbushur me florinj për t’i mbushur mendjen shqiptarëve të votojnë, tha ai, e ndërsa analizoi aktivitetin e kësaj force politike në gjithë këto vite.