“LSI parti e kalamajve, po mbaron!”, qytetari: Kanë vjedhur popullin

10 Janar 2021, 10:44

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm u fol për largimin e disa prej anëtarëve dhe kontribuesve në LSI dhe afrimin e tyre me PS. Njëri prej telefonuesve e cilësoi parti të fëmijëve LSI, ndërkohë që nga ana tjetër ka të tjetrë që shprehen se asaj iu larguan moshat e thyera. Akuzat e qytetarit vijuan edhe më tej ndaj kësaj partie duke nënvizuar se LSI ka vjedhur popullin dhe kjo forcë politike po mbaron sipas tij.