“LSI parti familjare”, qytetari ia numëron disa demokratëve: Ja kush janë!

26 Janar 2021, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2021-01-26 13:49:37

E ka ironizuar me tone të ashpra programin e LSI, duke e konsideruar parti familjare sepse sipas tij mbron vetëm interesat e veta. Një prej telefonuesve në emisionin e mëngjesit është shprehur kundër propozimeve të kësaj partie duke u ndalur tek roli I disa ministrave në kohën e qeverisjes nga LSI. Ai foli edhe për Fahri Balliun, Çlirim Gjatën dhe Sali Berishën që sipas tij nuk duhet të rikthehen në pushtet për disa arsye që i renditi në telefonatën e tij në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju”.