Në Jalë, aty ku LSI-ja mbledh si çdo vit të rinjtë e saj, kemi parë deputetë dhe eksponentë të kësaj force teksa këndojnë e kërcejnë, por në këtë video të postuar nga një prej aktivistëve duket se ata po bëhen gati të ‘rrëzojnë’ qeverinë.
Ndryshe nga herët e tjera, të rinjtë e LSI-së i kemi parë duke kënduar këngë si të ishin në luftë. Ata janë rreshtuar njëri-pas tjetrit si të ishin një ushtri e vërtetë. Betohen se do të mbrojnë mëmëdheun duke rrëzuar qeverinë.
Po të dëgjosh thirrjet e tyre, që i ngjajnë betimit të një ushtrie, të gjithë shqiptarët duhet të mblidhen pas burrneshës, që supozohet të jetë numri 1 i tyre, Monika Kryemadhi.
Ja teksti i betimit të të rinjve të LSI
Çohuni djem edhe vajza, se rinia është e para
Mbas burrneshës shkoni të gjithë, ta rrëzojmë këtë qeveri
Shitet det e falet toka, por shqipëria është e jona
Don piktori si Enveri, ai nuk është një burrë shtetit
Çohuni djem edhe vajza, se rinia është e para
O piktori i jeshiles, shite shokët për karrige
Saje Qorri ku je ti, Edi Rama të shiti ty
Shqipëri moj sa durove, koncesionet nuk i mbarove
Taksa këtej, taksa andej, ky piktori po na rrjep
Çohuni burra, çohuni gra, gjithë rinia ne na la
Thoni të ardhme këtu nuk gjeni, mafie këtej mafie andej
Shqipëri moj zonjë e rëndë ku do shkojë ky halli jot
Ne nuk ikim nuk të lëmë, piktori këtu nuk ka vend
Nuk ikim nga vendi jonë është e jona Shqipëria mëmë