Luan Rama: Socialistët na thonë 'shpëtojeni Fierin se e kanë kapur nga fyti'...duan ta bëjnë shtetin 'KÇK'

15 Shkurt 2020, 19:08

Nënkryetari lëvizjes socialiste për integrim Luan Rama, gjatë fjalimit të tij në takimin e strukturat, ka komentuar ligjin e ndryshuar, ku i hiqet betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit. Ai tha se kjo nuk ka të bëjë me "luftën personale" me Ilir Metën, por për të kapur presidencës dhe për të bërë shtetin "KÇK".

"Socialistët na thonë shpëtojeni Fierin se e kanë kapur nga fyti. E keni parë luftën dhe vendimet që merr kuvendi në mënyrë antikushtetuese. E kanë fshehur nën petkun e luftës së presidentit. Nuk është fjala tek Ilir Meta. Ata duan që përmes Gjykatës Kushtetuese të kapin Reformën në Drejtësi, të vetmin institucion legjitim që është presidenca. Ata duan të bëjnë KÇK të gjithë shtetin për interesat e tyre personale, term halabak, ordiner. Ky është vizioni që kanë pë shtetin. Apeli është për çdo qytetar, të bëhemi bashkë për të ndërtuar në Shqipëri të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Rama.

    No videos found.