'Lufta' Iran- SHBA/ Kulla në '5 pyetjet': T'i themi faleminderit Shqipërisë që strehoi MEK, i bëri nder dhe vetë Iranit

13 Janar, 22:10

TIRANË- Ilir Kulla, këshilltar për çështjet e sigurisë ka deklaruar se Shqipëria nuk rrezikohet nga "lufta" mes Iranit dhe SHBA-së, edhe pse ka strehuar opozitën iraniane (MEK). Në studion  e "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Kulla shprehet se MEK, i strehuar në Manzë përbëjnë një rrezik hipotetik dhe jo real dhe se autoritetet e Iranit janë të vetëdijshme për faturën që do të paguanin në rast se do ndodhte një incident i mundshëm.  

"Jo, nuk është e rrezikuar Shqipëria. Iranianët e kanë të qartë se çfarë do lloj gjëje do ndodhte në Shqipëri, faturën do e paguanin ata, si puna e avionit që u rrëzua. Nuk mendoj se autoritet e Iranit duan një konflikt me perëndimit, sidomos me Europën, për një organizatë që është mbi 3000 km larg. Sot de facto ato nuk përbëjnë një rrezik hipotetik, por jo real. Nuk përjashton incidentet apo spiunazh. MEK nuk mund të rrezojnë qeverisë", tha Kulla.

Ai ka bërë një përshkrim kronologjik të gjithë historikut të MEK në Shqipëri, teksa e ka cilësuar se me strehimin e tyre Shqipëria i ka bërë një nder SHBA-së, Irakut madje edhe vetë Iranit.

"Faktor luftarak të luftës 10-vjeçare janë ato në Manzë. Shqipëria jo vetëm që ka bërë një zgjidhje dhe një ndihmë humanitare të jashtëzakonshme me MEK.

MEK është një organizatë politike, majtiste, fetare e cila në kohën e konfliktit dhe pas Irak-Iran u rreshtuar në krahun e kundërt me regjimin e Iranit, për arsye politike.  Në atë kohë, nën drejtimin e Saddam Hussein, morën pjesë në luftën kundër regjimit. Me rënien e regjimit të Sadam Hysenit atyre u rrezikohej jeta. Pas 2003, në kamp Ashraf u kuptua që këtyre qytetarëve pa atdhe u rrezikohej jeta nga sulmet Shiite pro iraniane, ka pasur raste të shumta dhune. Për këtë arsye SHBA, kërkonin një zgjidhje. Në një lloj forme, Shqipëria i ka bërë nder SHBA, Irakut dhe Iranit madje. Një zgjidhje humanitare që përtej aktivitetit politik, duhet thënë një faleminderit Shqipërisë. MEK nuk ka një peshë politike të brendshme, opozitën në Iran janë studentët e rinj", tha Kulla.

Sa i përket marrëdhënieve Iran- SHBA, Kulla shprehet se është i bindur se nuk do të përshkallëzohen

"Jo, nuk do përshkallëzohet marrëdhënia Iran-SHBA. Sot Irani rrethohet nga 50 baza amerikane dhe disa të NATOS dhe e ka të qartë nëse do të shkonte në luftë do të kishte një disfatë ushtarake", përfundoi Kulla në studion e Report TV.

Kategori të tjera