Lufta kundër informalitetit, e ftuar Dr. e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj

22 Korrik 2019, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2019-07-22 13:56:55

TIRANE  - Nga 1 korriku, në Shqipëri ka nisur një aksion i gjerë që lufton informalitetin në biznese. Në fokus të tij janë hotelet, restorantet, karburantet, sektori i ndërtimit dhe subjekte të akcizës. A janë ato të regjistruara, a lëshojnë kuptonin tatimor, a paguajnë TVSH-në dhe a raportojnë xhiron reale? Për këtë në terren kanë dalë inspektorë të Tatimeve dhe të Dogana, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahima, e emëruar në këtë detyrë një javë më parë, e ftuar në studion e Report Tv, tha se ky aksion nuk do të jetë i përkohshëm vetëm gjatë sezonit turistik, por do të zgjasë në kohë.

Plani Operacional në luftë kundër Informalitetit ka nisur në 1 korrik, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. DO të ketë plan për vitin 2020 dhe për të ardhmen. Do të jetë luftë konsistente dhe e gjatë", tha Ibrahimaj.

Për drejtoreshën e Tatimeve, është goditje e fortë për bizneset që të mbyllen për 30 ditë nëse kapen me shkelje. "Është kosto e madhe që gjatë sezonit turistik të mbyllen", tha drejtuesja e Tatimeve, duke shtuar se i gjithë aksioni është për të mbështetur bizneset e rregullta.