Lufta kundër koronavirus në Kosovë, Rita Ora i bashkohet nismës ‘Një kafe si flutur’

7 Prill 2020, 15:13

Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Ora përqafon nismën “Një kafe si flutur’, e cila ka për qëllim krijimin e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për të luftuar COVID-19 dhe shpërndarjen e informacioneve e këshillave për koronavirus.