Reforma në Drejtësi ka bërë kthesën e vendit për të luftuar realisht korrupsionin, pasi para saj lufta ishte e përqendruar me mullinjtë e erës. Këtu u shpreh Kryeministri Edi Rama në konferencën ku u prezantuan rezultatet e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO). Rama u shpreh se lufta kundër korrupsionit ka nisur me Vettingun, ku gjyqtarë e prokurorë që ishin bërë pis po pastrohen dhe po largohen nga sistemi. Por gjykimin e tyre nuk e bëjnë politikanët por SPAK, ku sipas Ramës shqiptarët dhe ndërkombëtarët kanë shpresa të larta tek ky institucion dhe dështimi i saj do ishte zhgënjim i madh për të gjithë. Rama bëri dhe një deklaratë të fortë duke thënë se sistemi i ri i drejtësisë s’duhet të bashkëjetojë me peshkaqenët e vjetër që lundrojnë në formë politikanësh.Kryeministri Rama tha se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të vettingut. Ai tha se ky proces nuk ka për qëllim që të gjykojë gjyqtarët apo prokurorët por vetëm t'i pastrojë ata. Sipas tij, SPAK dhe BKH kanë detyrën për të gjykuar. Kryeministri Edi Rama iu rikthye ligjit antishpifje në konferencën antikorrupsion, duke iu drejtuar ndërkombëtarëve se “nëse nuk zgjidhet problemi i shpifjes, fundi i botës, siç e njohim, do të jetë shumë më i afërt sesa mendojmë ne”. Rama tha se ata që janë pro këtij ligji janë sipërmarrësit që sipas kryeministrit ndjehen të shantazhuar nga mediat. Rendit zh
