Lufta me koronavirusin, PD: Tre masat urgjente që duhet të marrë qeveria për mjekët dhe qytetarët

14 Mars 2020, 16:57

TIRANE-Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të marrë tre masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve që janë në frontin e parë në luftën me koronavirusin, por edhe të qytetarëve. Tre masat që PD-ja kërkon janë mbrojtja e personelit mjekësor me pajisje dhe mjete speciale, dezinfektim me shpejtësi në nivel kombëtar për rrugët, mjediset publike e ndërtesat jopublike dhe miratimin pa vonesë të paketës social-ekonomike për shmangien e krizës.

"Pas mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Durrësit dhe Beratit, sot media raporton se edhe mjekë dhe infermierë në Spitalin e Fierit, janë futur në karantinë, për shkak se i kanë shërbyer personave të prekur nga koronavirus pa mjetet e nevojshme mbrojtëse. Po bëhet 1 javë që kur është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë që të përmbushë kërkesën kryesore për të pajisur me mjetet mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor në vend.