Lufta mes bandave në Shkodër/ Vritet babai i ish-boksierit të Vllaznisë dhe xhaxhai i tij

30 Mars 2019, 10:15 | Përditesimi i fundit: 2019-03-30 14:41:13

Dy persona janë vrarë në Shkodër, në lagjen "Kiras". Dy personat që kanë humbur jetën janë Astrit Bilali, Ibrahim Bilali

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes pritet të japë detaje për ngjarjen e sapo ndodhur. 

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri. Asmer Bilali ra në qendër të mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë Arjan Ferracaku teksa kalëronte. Resorti i kuajve është në pronësi të babait të Asmerit, Astritit i cili mbeti i vrarë në një atentat sot.  

Ferracaku dhe Asmer Bilali ishin të afërt dhe dilnin shpesh për hipizëm pasi ishin të apasionuar pas kuajve. Asmer Bilali ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ferracaku me breshëri plumbash.

Ai është ish-kampion boksi, emër i njohur i sportit në Shkodër. Në vitin 2012 ai ishte boksieri i vetëm nga katër shqiptarët që arriti të kualifikohej në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Lajmi në përditësim...