Lufta ndaj COVID-19, Franca dhe Polonia nisin sot shtetrrethimet, Greqia lehtëson masat

20 Mars 2021, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2021-03-20 14:45:00

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19 Polonia dhe një e treta e popullsisë franceze zgjohen sot në shtetrrethim.  Ndërkohë që pjesa më e madhe e Evropës po përjeton një rritje të konsiderueshme të infeksioneve, duke bërë që disa vende të mendojnë për kufizime të reja, të nxitura këto edhe nga një mungesë e vazhdueshme të vaksinave.