Lufta ndaj COVID-19, Italia e mbyllur deri në maj

28 Mars 2021, 14:01

Në përpjekje për të vënën nën kontroll përhapjen e COVID-19 Italia ka vendosur të zgjasë masat kufizuese deri në maj, ndërkohë që duke nisur nga dita e hënë më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’u shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të ashpra. E vetmja zonë e bardhë mbetet Sardenja, ishulli që ka arritur të mbajë nën kontroll më së miri numrin e infektimve pavarësisht varianteve të reja. 

Me rreth 24 mijë raste të reja dhe 380 viktima në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve.

Në zonat e kluqe nxënësit deri në klasën e gjashtë do të ndjekin nga afër mësimet, në zonat portokalli deri në klasën e tetë dhe 50% të nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.

Ndërkohë që vazhdon të jetë e ndaluar lëvizja midis rajoneve, vazhdojnë të jenë të mbyllura bare dhe restorantet ndërkohë që zona e verdhë u anulua deri në fund të muajit.

Vendimi për të zgjatur shtrëngimin e masave u dha nga drejtuesit, por gjithsesi shkaktoi tension te shumica.

Itali është një nga vendet më të goditura nga pandemia, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën të paktën 107.636 persona.