Lufta ndaj Covid-19: Italia,gati për izolim të pjesshëm

2 Nëntor 2020, 13:10

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19, Italia sot diskuton miratimin e masave të reja kufizuese. 

Në fjalën e tij në parlamentin italiane Kryeministri Giussepe Conte theksoi se kjo ishte e nevojshme pas rritjes së madhe të rasteve ditët e kaluara. Kryeministri theksoi se nuk bëhët fjalë për një mbyllje si ajo e marsit por do të ketë kufizim të orareve të lëvizjes, mbyllje të shkollave dhe institucioneve publike.

Conte theksoi nevojën për të futur një regjim të diferencuar kufizimesh bazuar në shkallën e infektimeve në zonat respektive. Kriter për përcaktimin e kufizimeve do të jetë, koeficienti i rrezikut.

Ndryshimet e propozuara nga kryeministri janë mbyllja e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe ditëve të festave.  Muzeumet dhe ekspozitat do të mbyllen dhe parashikohet ulje e kapacitetit të transportit publik deri në 50 %.  Parashikohen edhe kufizime në lëvizje gjatë natës, ndërkohë që për zonat me rrezikshmëri të lartë parashikohen masa edhe më strikte.