Lufta ndaj Covid-19 në Itali, kufizime në lëvizje pas orës 22 dhe mësim në distancë

16 Tetor 2020, 13:39

Të shqetësuar nga situata epidemiologjike në Francë dhe rikthimi i shtetrrethimit të pjesshëm në një pjesë të qyteteve franceze, kryeministri italian po mundohet më të gjitha mënyrat për të shmangur një izolim të dytë. Rikthimi i shtetrrethimit pas orës 22;00 në vend dhe  rifillimi i mësimit në distancë në shkollat ​​e mesme, janë dy temat qendrore në lidhje me të cilat qeveria italiane synon të arrijë një marrëveshje me guvernatorët.