Lufta Ndaj Covid-19, Parisi dhe 8 qytete tjera në izolim gjatë natës

17 Tetor 2020, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2020-10-17 18:06:45

Rregjistrimi i rasteve të reja me Covid-19 , ka bërë që në gjithë Evropën të rikthehen një pjesë e kufizmive dhe në vendet që nuk janë kthyer ende të fillojnë diskutimet për to.

Masat kundër përhapjes së Covid-19 hynë në fuqi nisur nga mbrëmja e sotme në Paris deri në 8 qytete të tjera të mëdha në Francë. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan, më shumë se 25,000 raste me COVID-19 në mbarë Francën.