Lufta ndaj Covid-19: SHBA tejkalon 11 milionë të infektuar, Michigan dhe Washington rikthejnë kufizimet

16 Nëntor 2020, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2020-11-16 14:49:37

SHBA, po përballen me një valë të re infektimesh me Covid-19, ndërkohë që një pjesë e madhe e shteteve po rikthejnë kufizimet.  Sipas të dhënave të fundit të Universitetit John Hopkins, numri i të infektuarve atje ka tejkaluar 11 milion, me më shumë se 100 000 raste  të reja në ditë.  Ndërkohë që numri i viktimave ka tejkaluar 246,000.

Të ndodhur në një situatë të tillë, pavarësisht se të premten presidenti amerikan theksoi se nuk do të ketë rikthim të izolimit, një pjesë e madhe e shteteve po rikthejnë kufizimet, në përpjekje për të shmangur tejmbushjen e spitaleve dhe vënien nën kontroll të pandemisë.

Michigan dhe Washington janë shtetet më të fundit të SHBA që vendosin masa të rrepta për të provuar dhe frenuar përhapjen e Covid-19. Aty është marrë vendimi për të ndaluar përkohësisht mësimin në person dhe nga e mërkura restorantet do të shërbejnë vetëm për të marrë ushqimin me vete.

Në Uashington do të mbyllen edhe palestrat, kinematë, teatrot dhe muzetë.  Ndërkohë që në disa shtete është bërë e detyrueshme përdorimi i maskës në Iowa, Ohio, West Virginia, Utah dhe Dakota e Veriut  është bërë e detyrueshme.

Në Minesota, baret dhe restorantet mbyllen në orën 22:00 me kohën lokale ndërkohë që në Wisconsin dhe Nevada njerëzve u kërkua të qëndronin në shtëpi për dy javë për të shmangur kthimin e kufizimeve.

Nju Jorku në anën tjetër urdhëroi që të mbyllen bare dhe restorante që shërbejnë alkool në orën 22:00 tubimet janë të kufizuara në 10 persona dhe sot pritet të merret vendimi për mbylljen e

Një analizë nga studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Xhorxhia zbuloi se rreziku i të pasurit një individ pozitiv në një mbledhje prej 10 personash mund të ishte afër 100% në pjesët më të goditura të SH.B.A.