Lufta ndaj COVID-19/ Situata në Brazil del jashtë kontrollit, mbi 2 mijë vdekje në ditë

11 Mars 2021, 14:17

Brazili ka tejkaluar 2,000 vdekje të lidhura me Covid në një ditë të vetme, për herë të parë, ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Vendi ka shënuar numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA me një total prej 268,370 viktimash.

Kjo do të thotë që Brazili ka një normë prej 128 vdekjesh për 100,000 banorë, i 11-ti midis 20 vendeve më të prekura në botë. Normat më të larta të vdekshmërisë  janë regjistruar në Republikën Çeke me 208 vdekje për 100,000 njerëz dhe Mbretërinë e Bashkuar me 188 vdekje për 100,000 njerëz.