Lufta në Ukrainë/ Putin telefonatë me Macron dhe Scholz: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin

28 Maj 2022, 19:29

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 94-të. Forcat ruse kanë avancuar në Donbass, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thekson se situata është e vështirë por do arrijnë ta marrin sërish nën kontroll. Ditën e djeshme ka bërë biseda telefonike me kryeministrin italian për të diskutuar rreth zhbllokimit të porteve në mënyrë që të parandalohet kriza ushqimore.