Lufta për Gjirin e Lalzit/ Shalsi në Report Tv: Durrësi akoma nuk është çliruar nga bandat

6 Nëntor 2019, 14:06

TIRANE-Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi i ftuar në studion e Report Tv referuar ngjarjeve të fundit deklaroi se qyteti i Durrësit akoma nuk është çliruar nga bandat, ndërsa dha garanci se 'të fortët' do të vendosen para drejtësisë me ligjin e ri që po pritet të miratohet.

"Natyrisht që nuk do të mund çlirohet kaq shpejt dhe menjëherë, por punonjësit atje kanë marrë një mesazh të fortë. Nëse do të ishte liruar nga bandat atëherë nuk do të kishim nevojë për këtë strukturë që po flasim, jo nuk është liruar, prandaj po ndërtojmë institucionet që të bëjnë një luftë pa kompromis. Struktura speciale që do të luftojë elementët kriminalë apo sikur njihen të fortët do të jetë ndryshe nga më parë.

Rasti i fundit është një tregues i kalbëzimit të sistemit. Kjo ngjarje nxori në pah atë që ne e kemi pranuar, që sistemi ka probleme. Brenda nëntorit do të kemi ligjin që do të merret enkas me personat me precedent penal, që sistemi i drejtësisë i është fshehur në një rast apo ka bashkëpunuar në një rast tjetër". Shalsi tha se pavarësisht asaj që ka ndodhur investitorët e huaj nuk janë stepur për të ardhur në Shqipëri. "Qeveria ka kuptuar thelbin e problemit dhe po e lufton fenomenin" tha ai.

Ngjarja e fundit kriminale, atentati kundër prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, që ishte në makinë me shoferin dhe të fortin e Sukthit, Landi Muharremi riktheu edhe njëherë në vëmendje luftën për pronat në Gjirin e Lalzit, teksa 3 vite më parë u largua pas dhunimit investitori libanez.

    No videos found.