Lufta/ SHBA do të dërgojë në Ukrainë raketa të avancuara, për mbrojtje dhe jo për sulme! Forcat bërthamore të Rusisë po zhvillojnë stërvitje! Rusët përparojnë në Donbas

1 Qershor 2022, 14:10

Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me sistemet raketore Himars, të cilat kanë një rreze veprimi prej 80 kilometrash, kjo u raportua nga burime të administratës pasi Joe Biden, në një editorial në New York Times, njoftoi dërgimin e sistemeve më të avancuara raketore në Kiev.