Lufte frontale për 700 mln euro, babai agjent i Messi-t i kthen përgjigjje La Liga: Nuk di çfarë kontrate keni lexuar

4 Shtator 2020, 18:55

Jorge Messi, babai agjent i 6 herë fituesit të ‘Topit të Artë’ Leo Messi, i është përgjigjur me një letër La Liga-s spnjolle për një deklaratë të saj një javë më parë ku pretendonte se futbollisti nuk mund të largohet nga Barcelona pa paguar klauzolën 700 mln euro.

E gjithë ‘lufta’ ka nisur për një pikë të diskutueshme në kontratë mes Messi-t dhe Barcelonës, pasi në të thuhet se futbollisti mund të largohet me parametër zero në vitin e parafundit. Të kundërtën pretendon Barcelona, edhe pse publikisht ka dalë La Liga, që javën e kaluar tha se Messi nuk mund të largohet pa paguar 700 mln euro.