'Luftëtari' shqiptar Ervis Bici shpallet kampion Europë në Muay Thai

19 Korrik 2018, 17:52

Sportisti shqiptar Ervis Bici shpallet Kampion Evrope në stilin e MUAY THAI nga federata ndërkombëtare e Maj Taj. Ervis Bici është historia e emigrantit që bëhet i famshëm falë përkushtimit dhe ambicjes. Ai ka lindur dhe rritur në fshatin Armathë në Durrës për t’u shpërngulur më pas në vitet 2000 në Breshia të Italisë. Aty u stërvit nga kushëriri i tij Ermirian Bici dhe tajlandezin Sak Kaoponlek, në palestrën e ndërtuar nga vetë ai. 

Në një kornizë spektakolare në bregdetin e Triesties, ku mbizotëronin ngjyra e kuqe e fanellave të qindra tifozëve dhe e bardha e plisit në kokën e tyre, luftëtari shqiptar Ervis Bici, i cili njihet me emrin Shqiponja e Zezë, bëri hyrjen me flamurin kombëtar dhe muzikë tradicionale shqiptare. 

Ndeshja ishte me 5 raunde me nga 3 minuta për secilin raund, ku goditjet e lejueshme janë me grushta, shkelma, gjunjë dhe bërryla. Por Shqiponja e zezë, Ervisi, nuk priti 5 raundet, por e mbylli ndeshjen në raundin e 2 me një goditje të fortë bërryli.