Luigi Di Maio: Italia nuk është spital, JO lista të zeza nga Europa! Nga 15 qershori hiqet karantina për të gjithë turistët

30 Maj 2020, 14:56

Pas rihapjes së kufijve midis vendeve të BE-së në mënyrë të shpërndarë dhe mbi baza preferenciale, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Ai tha se ‘Nëse dikush mendon të na trajtojë si lazzaretto (spital ku dikur mbaheshin pacientë me sëmundje infektive) duhet ta dijë se ne nuk do të mbetemi të palëvizshëm. Unë e kuptoj konkurrencën midis shteteve por me kushtin që ajo të jetë e shëndetshme dhe e drejtë”.