“Lul Basha të mos rrijë para pasqyrës! Berisha po mban peng PD!”

2 Shkurt 2021, 11:13

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” njëri prej qytetarëve foli për programin ekonomik të PD. Duke e cilësuar të parealizueshëm ai ka nënvizuar se kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të pastrojë figurën e vet nga përfshirja në shumë cështje korruptive sipas tij që e lidhin me detyrat e mëparshme si ministër në vitet e mëparshme. Edhe pse kanë lindur shumë parti të tjera askush nuk jep shpresë tha ai, e ndërsa u ndal edhe tek roli i Berishës në PD, duke thënë se ai po mban peng këtë forcë politike. “Të iki dhe mos të rrijë të shikojë veten në pasqyrë” tha qytetari.