Luleshtrydhja shqiptare në tregjet Europiane, fermeri nga Kafaraj: Importuesit kryesor Italia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Kërkojmë subvencionime nga qeveria

26 Shkurt 2021, 18:09

#reportTV #lajmeshqip #lajme Fermerët e Kafarajt në Fier e kanë bazuar ekonominë familjare tek kultivimi i luleshtrydheve. Sot ata janë ndër eksportuesit kryesor të këtij fruti. Dy javë nga nisja e sezonit të vjeljes, nga serat e prodhuesve të Kafarajt janë transportuar drejt Italisë rreth 100 ton luleshtrydhe. Me një përvojë 11 vjeçare në kultivimin e luleshtrydhes, fermeri Kostandin Troka tregon se vetëm 10-15 % e prodhimit shitet ne tregun vendas, ndërsa pjesa më e madhe për eksport. Fermeri Kostandin Troka: “Sipërfaqja që është këtu në Kafarajt gati zë 500 dynym, rreth 50 ha. Cilësia është shumë e mirë për arsye se ekziston edhe një përvojë shumëvjeçare e bashkëfshatarëve”. Sipërfaqja e tokës së mbjellë në Kafaraj shkon në rreth 50 ha. Cilësia e lartë e prodhimit e bën atë të preferuar për të huajt. Fermeri Kostandin Troka: “Ky vit është një vit më i mbarë nga vitet e tjera pasi ka pasur eksport. Zakonisht në vendin tonë konsumohen rreth 15 % jo më shumë, ndërsa pjesa tjetër shkon për eksport . Destinacion është Italia, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Bullgaria. Fermeri i drejton një apel qeverisë për të mbështetur me subvencione kultivuesit e kësaj zone. Fermeri Kostandin Troka: “Ne kërkojmë që në sera të ketë subvencionime nga shteti se mirë unë që i kam jashtë njerëzit, po ka dhe nga ata që s’kanë mundësi për të krijuar sera”. Shumë banorë në fshatin Kafaraj të Fierit, kultivojnë luleshtrydhen në serat e tyre duke e shndërruar në një biznes fitimprurës gjatë 10 viteve të fundit.