Lulëzon tregtia online në kohën e COVID-it, problem informaliteti! Anketa: 42% s'do ta përdornin

17 Prill 2020, 17:57

Vijimi i biznesit online është një nga zgjidhjet që ka bërë një kategori biznesesh, në këtë kohë kur shumica e aktiviteteve ekonomike fizike është pezulluar si pasojë e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19. Nga 361 kompani të bëra pjesë e anketës së Këshillit të Investimeve, 81% e bizneseve janë përgjigjur se kanë përdorur shërbimet online.