'Lulin ta puthësh në ballë, se buzët ja lamë Dashit'- Rama ironi me kundërshtarët politikë: Me Monikën do paguash edhe taksën e LSI

1 Prill 2021, 17:36

Nga Kavaja, kreu i PS-së, Edi Rama, nuk la pa ironizuar edhe kundërshtarët e tij politikë.

Duke iu referuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës, ai tha se "Luli është ta puthësh në ballë, se buzët ia kemi lënë Dashit", duke përmendur se pas tij vijnë "Monika, Iliri, Mediu, Idrizi, pastaj Dulja".

"Rama nuk ka dalë për të kërkuar nuse, as nuk mërzitet hiç fare se nuk e pëlqen për dhëndër, ma taksa ngeli zero, TVSH ngeli zero, ndërsa me Lulin ti e nxjerr nga televizori, e merr në shtëpi dhe i paguan edhe taksë. Unë mendoj që është budallik i madh. Këtu nuk është Luli, se Lulin ta puthësh në ballë, se buzët ja lamë Dash Shehit për sot, këtu është Monika, se me Monikë, përveç taksës në shtet, do paguash taksën e LSI-së, ajo është qamet pastaj. Këtu është Iliri, pastaj vjen Mediu, pastaj Idirizi, pastaj Dulja. Shpëtimi del me sytë e kuq, ai i ka se fle deri më 2 të pasdites, po ai del që të thonë se ky hëngri Dulen. të dy janë ngjit te lista e Tironës te PD, të dy dalin me nr 9 se të dy bashkë bëjnë një 99-tsha", tha Rama.