Lulzim Basha, në komunikim online me qytetarët: 25 prilli ditë ndryshimi, largojmë Edi Ramën

11 Mars 2021, 12:21

Përmes një komunikimi online me qytetarët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur sot se 25 prilli është një ditë e madhe ndryshimi pasi largohet Edi Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në “Facebook”, Basha thotë se qytetarët shqiptarë duhet të bëhen bashkë për të larguar kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.