Lulzim Basha në Njësinë 11 në Tiranë: Ne jemi shpëtimi edhe i socialistëve, 25 prilli të jetë referendum kundër së keqes

27 Mars 2021, 15:25

#reportTV #lajmeshqip #lajme Në kuadër të takimeve të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur këtë të shtunën Njësinë 11 në Tiranë ku ka biseduar me banorë dhe përfaqësues të biznesit. Basha tha gjatë takimeve se PD është shpëtimi edhe për të gjithë socialistët. "Deri më 25 prill të trokasim derë më derë. Janë me mijëra socialistë të zhgënjyer dhe të mërzitur që duan një rrugë shpëtimi, le t'ja tregojmë këtë rrugë, le ti marrim me vete që të jetë 25 prilli referendum kundër së keqes dhe çlirim për çdo shqiptar", tha ai. Kryetari i opozitës u shpreh se më 25 prilli dhe këtij ndryshimi do t’i prijë bashkimi i të gjithë shqiptarëve. “25 është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutin e votimit me 25 prill.”-tha Basha.