Lumi Vjosa del nga shtrati, prefekti i Vlorës: Niveli i ujit po bie

23 Dhjetor 2019, 12:54

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje telefonike për Report Tv, është shprehur se situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut po monitorohet nga grupe pune në terren. Mamaj është shprehur se po veprohet nëpërmjet protokollit për emergjencat.

"E kemi ndjekur situatën. Lumi Vjosë në këtë periudhë për shkak të reshjeve ka ngritje të nivelit. Por duke parë situatën në Përmet dhe në Memaliaj, Lumi po bie. Në 12 orët e ardhshme që janë sipas statistikave do të vijë rënia e nivelit të ujit. Ne po ndjekim sipas protokollin për emergjencat por deri tani nuk kemi zona të rrezikuara. Ka ndikuar edhe batica e detit që ka penguar rrjedhjen në det. Por edhe moti i keq pritet të jetë e normalizuar. Këto dy ditë janë masa të shtuara. Janë bërë të mundur në Bishtin e Malit në Argjinaturë nuk kemi të përmbytur. Falë investimeve të qeverisë."  tha Flamur Mamaj.