Lumi Vjosa, Meta: Ta mbrojmë nga dëmtimi i mëtejshëm

17 Mars 2021, 12:53

Presidenti Meta doli sot nga sheshi 'Nënë Tereza' p;ër të mbështetur shoqërinë civile, të cilët kërkojnë shpalljen Park Kombëtar të të gjithë lumit Vjosa.

Meta tha për mediat se lumi është dëmtuar jo pak deri tani dhe duhet mbrojtur në vijim.

"Është  një detyrim për mua si Presidenti i Republikës që të jem në përkrahje të vendosur të shoqërisë civile në mbrojtje të mjedisit dhe njëkohësisht të jem në sintoni të plotë me 36 organizata evropiane dhe botërore që janë bashkuar në këtë iniciativë për mbrojtjen e lumit Vjosa që kërkojnë shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa dhe të gjithë degëve të tij pasi është një pasuri e kontinentit tonë. Është dëmtuar jo pak deri më tani por jemi ende në kohë për të ndaluar çdo dëmtim të mëtejshëm", tha Meta.