Lushnja një ditë pas izolimit të së dielës, jo shumë qytetarë për pazare

23 Mars 2020, 09:27

Moti me reshje shiu ka bërë që rrugët e Lushnjes të mos jenë të mbushura me këmbësorë. Edhe pse lëvizja e qytetarëve ka nisur për të bërë pazaret, deri në orën 13:00 kur është orari i lejuar, ata nuk janë të shumtë. Më shumë shihet lëvizje e automjeteve.