Lushnjari plagos me thikë infemieren

22 Prill 2020, 10:42

LUSHNJE- Në një kohë kur e gjithë bota falenderon gjithë punën e stafit mjekësor, i cili është në vijën e parë të frontit të rrezikut kundër COVID-19, një 36-vjeçar ka goditur me thikë infermieren e  Qendrës Shëndetësore të fshatit e cila kishte shkuar në banesën e tij për t’i bërë gjilpërën nënës së sëmurë. 

Altin Mbrice është larguar nga banesa pas goditjes me thikë të 59-vjeçares Armonda Trifoni, por me pas u kap dhe u arrestua në flagrancë.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i plagosjes së infermieres, por sipas policisë, po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

Infemierja ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.