Lushnje/ 42-vjeçari humb kontrollin e motoçikletës dhe bie në kanal, ndërron jetë

9 Janar 2020, 15:00

LUSHNJE - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kolonjë, Lushnje. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Sh.B, 42 vjeç,  banues në Ardenicë, Lushnje.

Ai ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë i cili ka humbur kontrollin dhe më pas ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Lushnjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.