Lushnje/ Dezinfektohen hapësirat publike

25 Mars 2020, 10:02

Qyteti i Lushnjes ka vijuar dezinfektimin e hapësirave publike. Ditën e sotme janë dezinfektuar hapësirat e blloqeve të pallateve pranë Komisariatit dhe dy kopshte. Sipas një grafiku të hartuar nga Bashkia, dezinfektimi bëhet çdo dy ditë.