Lushnje/ Familja e varfër Dervishi prej 10 ditësh pa energji elektrike, apelojnë për ndihmë

22 Gusht 2018, 18:00

Skamja është ulur këmbëkryq në familjen Dervishi në fshatin Lekaj të Lushnjes. Familja katër anëtarëshe jeton në një grehinë që ata e quajnë shtëpi. Por pamjet tregojnë më së miri se në çfarë gjendje është kjo banesë. 

Përveç varfërisë që e ka pllakosur këtë familje, vajza 7-vjeçare, Stela vuan prej vitesh nga një sëmundje kronike të rrugëvë të frymëmarrjes. Për të pasur një jetë normale, të voglës së shtëpisë i duhet që disa herë në ditë të vendosë një pompë për mirëfunksionimin e organizmit, gjë e cila prej disa ditësh i mungon.

Kjo, për shkak të mungesës së energjisë elektrike ,e cila i është ndërprerë 10 ditë më parë, pasi familja Dervishi nuk kanë asnjë mundësi për ti paguar dritat .7-vjeçarja është e sëmurë, ndërsa mungesa e energjisë në strehën ku jeton ia ka vështirësuar më tepër gjendjen e saj shëndetësore.

Unë nuk marr dot frymë pa vënë pompën, ne duam një shtëpi të fusim kokën.

7-vjeçarja, Stela Dervishi 

Vëllai i Stelës, dy vjet më i madh është i shqetësuar për motrën e tij, por për moshën që ka, e ka të pamundur ta ndihmojë.

Motra është me azëm dhe duhet ta vejë pompën përditë. Por nuk ka drita, na i kishin prerë kur unë me mamin vajtëm të mbushim ujë.

9- vjeçari, Qani Dervishi 

E zonja e shtëpisë, Tefta shprehet se nga varfëria e kanë të pamundur ti paguajnë dritat, ndërsa sëmundja e vajzës e bën edhe më të pamundur që ata ti paguajnë këto detyrime.

Kam gocën sëmurë , me azëm, dhe kemi 1 javë pa drita sepse kam 10 muaj paguar dritat, nuk kam mundësi ti paguaj. Ndaj iu bëj thirrje të gjithëve kush ka mundësi të më ndihmojë. 

E zonja e shtëpisë, Tefta Dervishi

E ëma e dy fëmijëve bën apel për ndihmë, të paktëm t'i mundesohet një llampë elektrike për natën dhe një prizë për aparatin e vajzës, që asaj t’i lehtësohet sëmundja dhe të jetojë normalisht. 

a.me.

varferi

 

lushnje

 

Tefta Dervishi

 

. Qani Dervishi

 

Stela Dervishi

Komento

Lajme të tjera

Lushnje/ Stuhia shkatërron mbi 70 hektarë vreshta, fermeri: Jam plak pensionist, iku rrushi im për 20 minuta

Fluks pacientësh në spitalin e Lushnjes, 135 raste në ditë paraqiten me helmime dhe të sëmurë kronikë

Fermerët e Lushnjës braktisin serat: Kemi mungesë tregu dhe kosto të lartë prodhimi

Tragjike në Shkodër/ Humb jetën babai i 8 fëmijëve, hipi në shtyllë të rilidhte energjinë elektrike

Lushnje/ Arrestohet 35-vjeçari Elion Shehu, tentoi të vriste me thikë 3 shtetas

Plumba makinës përpara Gjykatës në Lushnje, 29-vjeçari i shpëton atentatit, identifikohet autori