Lushnje/ Fermerët në protestë, derdhin qumështin në rrugë

13 Mars 2019, 11:05 | Përditesimi i fundit: 2019-03-13 16:26:03

Lushnje-Blegtorë dhe fermerë nga Berati, Lushnja dhe Fieri kanë derdhur në rrethrrotullimin e Stavrës qumështin e bagëtive të tyre në shenjë proteste.

Ata thonë se protestojnë për nivelin e TVSH-së. Fermerët janë të shumtë në numër dhe kanë bllokuar rrugës, teksa derdhin bidona me qumësht.