Lushnje/ Hapen 71 kopshte e dy çerdhe për fëmijët, pa kontroll e dezinfektim për COVID-in

1 Qershor 2020, 09:56

LUSHNJE- 71 kopshte dhe dy çerdhe në Lushnje kanë hapur dyert për fëmijët ditën e sotme. Këtë mëngjes zërat e vogëlushëve kanë mbushur ambientet e kopshteve dhe çerdheve pas rreth tre muaj ndërprerje. Është bërë i gjithë kontrolli nga ekspertët për dezinfektimin e mjediseve dhe masave të tjera shtesë. Prindërit shprehen se janë të informuar për masat e marra dhe gjithçka do të shkojë mirë por ka të tjerë që thonë se janë të detyruar t'i çojnë në kopësht pasi janë në punë.Për herë të parë vogëlushët nuk do të festojnë 1 qershorit për shkak të Covid-19.

Bazuar tek pamjet e marra në disa prej kopshteve, në krahasim me kryeqetetin ku kishte një enë që fëmijët dezinfektonin  këmbët dhe u matej temperatura që në hyrje, kjo nuk ka ndodhur në Lushnje. Fëmijët bashkë me prindërit kanë hyrë pa u dezinfektuar në fillim të mjedisit të kopështit.