Lushnjë/ Mbyllet materniteti, një gjinekologe me COVID-19

17 Gusht 2020, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2020-08-17 13:34:50

LUSHNJE- Koronavirusi ka deportuar edhe në maternitetin e Lushnjes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një prej mjekëve gjinekologe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Si rezultat i hetimit epidemiologjik, u janë marrë tamponët të gjithë stafit dhe në varësi të përgjigjet do të merret vendimi se ku do të hapet materniteti "Ihsan Çabej".

Ndërkohë, vizitat do të bëhen në ambulancën e qendrave shëndetësore të lagjeve.