Lushnje/ Mjeti përplas biçikletën në mes të bulevardit, plagoset rëndë një person

17 Gusht 2019, 20:44

LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin e Lushnjes, ku mjeti tip "Benz" me targë AA 055 KM ka përplasur biçikletën. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spital.

Mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ku po kryen procedurat hetimore për zbardhjen e ngjarjes.